Humor apo e Vertete: – ‘Kur isha i vogël gjyshja më thërriste corona’-Iriqi bisedon me Carlo Bolinon
Humor apo e Vertete: – ‘Kur isha i vogël gjyshja më thërriste corona’- Iriqi bisedon me Carlo Bolinon
10/03/2020
Iriqi: – Na e solle dhe coronavirusin nga Italia.
Carlo: – Thoni faleminderit se është hera e parë që sjell diçka pa lekë. E besoj që ky grip u vjen nga unë se kur isha i vogël gjyshja Corona me thërriste. Carlo nuk e thosh dot se i binin protezat te gërmat.
Iriqi: – Mendon se qeveria do ia dalë?
Carlo: – Lus zotin që mos ia dalë. Të dështojë që ditët e para.
Iriqi:- Pse?
Carlo: – Që të rritet buxheti për gripin. Kaq dua unë. Pastaj…
Iriqi: – Pastaj?
Carlo: – Pastaj ia shi nënën parave. Turrem dhe i përlaj për publicitet. Psh 100 mijë euro për larje.
Iriqi: – Larje parash?
Carlo: – Jo, larje duarsh.
Iriqi: – Do blesh 100 mijë euro sapun?
Carlo: – Hahaha, jo, jo. Spot si të lajmë duart. Marr gruan, e vendos te lavamani dhe ajo e bën me shkumë.
Iriqi: – Kë bën më shkumë?
Carlo: – Duar, mo, duart. Unë e filmoj, ajo ledhaton…
Iriqi: – Kë?
Carlo: – Po duart. Pastaj e ndaj nëpër televizione dhe kaq. Ja si fitohet paraja.
Iriqi: – Po bunkerin te ministria pse e ke marrë?
Carlo: – Po dhe ai pjell para.
Iriqi: – Si?
Carlo: – Me detyrim vijnë nxënësit dhe studentët.
Iriqi: – Ata s’kanë lekë.
Carlo: – Saktë. S’kanë ata, por ka buxheti. M’i jep ministria kokërr më kokërr. Edhe po mos erdhën nxënës unë i marr sikur ata kanë vizituar bunkerin.
Iriqi: – Sa nxënës e kanë vizituar deri tani?
Carlo: – Nja tre milionë.
Iriqi: – Vijnë edhe nga Kosova dhe Maqedonia?
Carlo: – Hahaha, jo, jo. Po çdo vit duhet ta shohin bunkerin. Unë kam dhjetë vite që e kam hapur. Pra 300 mijë nxënës x 10 herë= 3 milionë.
Iriqi: – E sa merr për kokë nxënësi?
Carlo: – Nuk e them se do të të bjerë të fikët.
Iriqi: – Në fakt jam çuditur që një italian si ty ka dhjetëra vite që rri në Tiranë e nuk shkon në Itali. Italia është ku e ku me Shqipërinë.
Carlo: – Unë nuk rrija një ditë në Albanistan po mos kisha njohur…
Iriqi: – E dimë, e dimë që vdes për gruan.
Carlo: – Po ç’grua, o Iriq?! Pa njohje me Ramën unë sot mbase do isha mafioz në Siçili apo do mblidhja mbeturina kazanëve. Rama më bëri njeri, afarist, të sigurt, të pasur. Edhe te dera e shtëpisë e kam shkruar: ‘Familja Bolino’ (Sipas Edi Ramës)
Iriqi: – Po Bolino ç’kuptim ka?
Carlo: – Rama e ka gjetur. Thuaj që je me origjinë nga Bolena e Vlorës.
Iriqi: – Pse?
Carlo: – Se ka ndërmend të më japë ca hektarë tokë andej. Me qira.
Iriqi: – Me sa?
Carlo: – Me 1 euro. Nuk e heqim këtë pagesë, më thotë. Se nesër do na kontrollojnë e dalim në rregull. Me letra unë jam kudo i saktë. Se vij nga zonë abuzimesh dhe korruptimesh. Nuk pranoj gjë falas…
© SYRI.net