Humor apo Reklame – Vlonjatët gjejnë zgjidhjen për turistët, prezantojnë restorant… “Babalja”. –
Vlonjatët gjejnë zgjidhjen për turistët, prezantojnë restorant… “Babalja”
Pas heshtjes së opozitës për çështjen “Babalja”, duket se Albert Veliun ka kush e kujton në këto ditë të vështira për të.
Në qytetin e Vlorës, me qëllim thithjen e turistëve është emërtuar një restorant me emrin “Babalja”.
Duket se emri i ri ka shërbyer që pronari i lokalit të shtojë klientelën.
Emri 45 vjeçarit nga Novosela u bë i njohur pas pretendimit se Babalja ka regjistruar një telefonatë për trafik droge me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu trazoi opinionin publik për rreth një muaj.