Humor dhe Mjerim. Fjalimi me “dubla” i ministres së Bujqësisë në Parlament….! Çfarë ka dashur të thotë për rritjen e çmimeve Frida Krifca?! Fjalim qe nuk u mbaru
Humor dhe Mjerim.
Fjalimi me “dubla” i ministres së Bujqësisë në Parlament….! – Çfarë ka dashur të thotë për rritjen e çmimeve Frida Krifca?! Fjalim qe nuk u mbaru
24 Mars 2022
Ndodh që njeriu gabon ose të ngatërrohet me fjalët e veta dhe në këtë rast kërkon ndjesë. Kjo bëhet objekt kur në qendër është një figurë e njohur. Një situatë e tillë është parë sot në Kuvendin e Shqipërisë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila sapo mori fjalën e saj në Kuvend bëri një “lëmsh” me fjalët e saj, pasi u ngatërrua me argumentin që ajo donte të parashtronte.
E vetëdijshme për ngatërresën, ajo kërkoi ndjesë dhe filloi edhe njëherë fjalimin e saj nga e para. Teksa mori fjalën për të diskutuar për rritjen e çmimeve, Krifca tha se këto pasoja janë efekte të luftës në Ukrainë.
“E nderuar kryetare e seancës, të nderuar ministra. Është e rëndë të thuash që kjo luftë në fakt nuk vjen për shkak të…që….Edhe njëherë ndjesë.
Është e rëndë në fakt të thuash që kjo krizë çmimesh me të cilën ne sot përballemi nuk vjen në fakt për efekt të luftës me të cilën po përballen dy, superfuqi botërore edhe të prodhimit bujqësor”, tha ministrja Krifca pasi përsëriti edhe njëherë hyrjen e fjalimit të saj.
Gazeta Panorama