Hyjnë ilegalisht snajperistë nga Shqipëria, shkatërrojnë faunën e Kosovës. –
Hyjnë ilegalisht snajperistë nga Shqipëria, shkatërrojnë faunën e Kosovës. –
Fauna në Bjeshkët e Sharrit po shkatërrohet nga gjuetarë të ndryshëm, të cilët për çdo fundjavë po dalin në atë pjesë të Kosovës për gjueti, shkruan Express.
Duke e kaluar ilegalisht kufirin nga jugu i Kosovës, gjuetarët me një kalë dhe snajper në krah po i mbysin dhitë e egra të llojit “Rupicapra”, kafshë kjo e ndaluar për gjueti.
Kështu i kanë thënë Expressit, bjeshkatarë kosovarë, të cilët dalin në natyrë në atë rajon. Sipas tyre, kjo kafshë, dhia e egër, po mbytet me snajper, po copëtohet dhe pastaj në thasë po kontrabandohet për në Shqipëri.
Vite më parë, kur KFORI ishte përgjegjës për kufijtë e jugut të Kosovës, lloji i kësaj kafshe, dhia e egër “Ruciapra”, kishte filluar të shtohet. Por, siç duket ky lloj tash po shkon drejt zhdukjes nga gjuetia ilegale që këta persona po e bëjnë në atë pjesë
Ende nuk dihet nëse institucionet e vendit janë në dijeni për këtë fenomen.
Megjithëkëtë, javë më parë edhe një kafshë e egër e mbrojtur me ligj është mbytur nga nga disa fshatarë në Podujevë. Një rrëqebull është zënë me kurth në një fshat në Podujevë. Pastaj, dyshohet se kafshën e mbrojtur me ligj e kanë mbytur. Agron Shabani ka dhënë tri versione për kafshën tepër të rrallë në Kosovë. Së pari ka thënë se atë e ka shitur, pastaj e kanë vrarë dhe në fund ka thënë se e njëjta ka ikur. Për gjithë këto veprime llapjani rrezikon të shkojë në burg. Ky banor rrezikon të dënohet deri në tri vjet burgim.
Kjo për shkak që ai dyshohet se ka vrarë një kafshë të egër e cila është e mbrojtur me ligj.
/GazetaExress/