Hynë brenda selisë dhe plagosën zyrtarin e PD-së, merret vendimi i menjëhershëm për kryeinspektorin e policisë bashkiake të Kavajës dhe oficerit
Hynë brenda selisë dhe plagosën zyrtarin e PD-së, merret vendimi i menjëhershëm për kryeinspektorin e policisë bashkiake të Kavajës dhe oficerit
20 PRILL 2021
Në vendin tonë një incident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, kur në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni 27 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka vendosur lirimin nga detyra të kryeinspektorit në sektorin e Policisë Bashkiake në Kavajë, Markel Shtyllën, si dhe pezullimin nga detyra të policit bashkiak Dorjan Troplini.
Ndriçim Jonuzi, i cili tashmë ndodhet në arrati, ka mohuar që kjo ngjarje të jetë sulm politik apo i iniciuar nga PS. Në një deklaratë ai ka thënë se ka qenë prej vitesh simpatizant dhe i angazhuar me PD-në, por së fundmi ka hequr dorë nga politika.
Gazeta Sot