Hyri për të vjedhur pulat në një kotec, 52-vjeçari kapet ‘mat’ me thesin në duar. – Të zotët e shtëpisë e bëjnë për spital
26 Shkurt 2023
Një vjedhje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.
Një 52-vjeçar i identifikuar si Krenar Brisku mësohet se është futur në ambientet e një godine ku ka marrë disa pula dhe i ka futur në thes.
Teksa ka tentuar të largohet, sipas BW, ai është kapur mat nga pronari i shtëpisë. Ky i fundit bashkë me djalin e tij e kanë dhunuar 52-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë.
Më pas ka qenë pronari i banesës ai që ka njoftuar ambulancën për ta dërguar atë drejt spitalit.
Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës për një trajtim të specializuar.