I armatosur dhe me mijëra euro, Arjan Çani bën deklaratën që nuk pritej: – Ja pse Vladimir Gjuta kaloi tek Selia e PS
I armatosur dhe me mijëra euro, Arjan Çani bën deklaratën që nuk pritej: – Ja pse Vladimir Gjuta kaloi tek Selia e PS
10 SHKURT 2020
Gazetari Arjan Çani nuk mendon se Vladimir Gjuta ndodhej para selisë së Partisë Socialiste për t’i bërë atentat kryeministrit Edi Rama. Sipas tij ky është një skenar që shkruhet me mesazh dhe realizohet.
Arjan Çani tha:
“E para njëherë, një njeri që niset për të bërë një atentat nuk mban 120 mijë euro me vete. E dyta është që aty ndodhet tregu i valutës, dhe të shkon mendja që ka shkuar t’i kthejë. E treta, ora 8 e gjysëm e mëngjesit, gjithë dynjaja në rrugë. Ose është fati i keq i personit që u ndodh në vendin e gabuar, në kohën e gabuar, ose duke qenë se është OFL-ja, për të vazhduar konspiracionin, dikush mund t’i ketë thënë kalo pak atje se na duhet ky skenar. Është skenar që shkruhet me mesazh dhe realizohet”.
Gazeta sot