I bënë atentat në Don Bosko. – Fation Murati ne arrest shtepie, nuk gjendet në banesë! – Dyshohet se është arratisur
13 Mars 2023
Objektivi i sulmit me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, me 12 mars, Fation Murati, nuk është gjetur në banesën e tij pas kontrolleve nga policia.
Sipas disa burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se Murati mund të jetë arratisur jashtë vendit, ndërkohë që policia po vijon kqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se Murati, që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi atentati në zonën e Don Boskos në Tiranë, është personi që pak muaj më parë, në tetor të vitit të kaluar, u arrestua teksa ishte duke udhëtuar në makinë me Endrit Doklen.
Ndërsa një javë më pas, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale.
Organi i akuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.
Ndërkohë Gjykata e Apelit e zbuti masën e sigurisë ndaj Muratit, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”.
Fation Murati dhe Endrit Dokle dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me 3 viktima në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj dhe 2 miqtë e tij.