“I bënë mamit gjilpërë në vesh dhe u përkeqësua”, vajza merr lajmin tronditës nga Infektivi dhe zbulon detajet e forta: Ju tregoj certifikatën që i jepet çdo viktime nga Covidi
“I bënë mamit gjilpërë në vesh dhe u përkeqësua”, vajza merr lajmin tronditës nga Infektivi dhe zbulon detajet e forta: Ju tregoj certifikatën që i jepet çdo viktime nga Covidi
NGA Gazeta SOT.COM.AL
16 SHTATOR 2020
Elsa Bita, vajza nga Lushnja tregoi nga oborri i spitalit të Infektivit se e ëma e saj ishte përkeqësuar pas një gjilpëre që pretendonte se i kishin bërë në vesh, ndërkohë që doktoresha që po e trajtonte, thoshte se nuk i ishte bërë një gjë e tillë.
Bita u shpreh se asnjë nga familja e saj nuk ishte pozitive me Covid dhe pse i kanë qëndruar pranë dhe i kanë shërbyer nënës 71-vjeçare.
Sot mësohet se mamaja e saj ka ndërruar jetë 2 ditë pasi dha intervistën
“Më thanë ka vdekur, e ke te morgu”, i thanë vajzës duke e njoftuar për ndarjen nga jeta.
Njoftimin për vdekjen e nënës e mësoi më 4 Shtator në orën 10:00, ndërsa beson se 71-vjeçarja të ketë ndërruar jetë në orën 07:00. “Unë se hapa fare mamin, e kishin mbledhur si mumje”, u shpreh Bita për Fax News.
Edhe një vajzë tjetër, e cila kishte babain të shtruar në spitalin Infektiv, i thanë se i kishte ndërruar jetë. Kur hapi trupin e të ndjerit, pa që ishte i mbuluar me gjak. Ndërsa vajzat bëjnë me dije se mjekët i japin të njëjtën certifikatë vdekjeje të gjithë viktimave.
Ajo ka zbuluar edhe certifikatën që shkruhet se pacientët shtrohen për Covid, por sipas Bitës, të gjithë viktimave ia cilësojnë se shkaku i vdekjes ishte nga “arresti kardio-respirator”.
“Është më mirë të mos i sillni njerëzit në spital. E solla në gjendje të mirë, pas tre ditësh mami më thotë që më bën një gjilpërë te veshi. Doktoresha më tha që nuk i kemi bërë asnjë gjilpërë në vesh ndërkohë që mami më tha që i bërën gjilpërën. Kishte këputje trupi, e çova në urgjencë në Lushnje dhe më thanë që dyshohet për Covid. Në Lushnje mami ishte shumë mirë.