I ftohti record. – Ky qytet në Suedi shënon temperatura deri në minus 43.8 gradë celsius
I ftohti rekord. – Ky qytet në Suedi shënon temperatura deri në minus 43.8 gradë celsius
7 Nentor 2021
Veriu i Suedisë ka shënuar temperaturë rekord. Atje është regjistruar minus 43.8 gradë, duke bërë që shumë objekte në qytet të ngrinin.
Veriu i Skandinavisë këto ditë është goditur nga një valë e të ftohtit ekstrem. Skandinavia dhe një pjesë e Evropës këtë javë po ballafaqohen me temperatura shumë të ulëta, e parashikuesit thonë se do të ketë reshje bore në tërë kontinentin e Evropës.
Në mëngjes në Skandinavi temperaturat kanë rënë në minus 40 gradë celsius, ndërkaq meteorologu Scot Duncan thotë se sot në qytetin suedez Najmak, që gjendet 402 metra në lartësi mbi nivelin e detit, ka regjistruar temperaturën prej minus 43,8 gradë celsius.
Sipas të dhënave të tij, kjo është temperatura më e ulët e ajrit që është regjistruar në Suedi që nga viti 1986, e temperaturat ekstreme në këtë vend regjistrohen nga viti 1944.