‘I gjashti’, Prokuroria nis verifikimet për një tjetër kryebashkiak.
‘I gjashti’, Prokuroria nis verifikimet për një tjetër kryebashkiak.
2 Shkurt 2020
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra, për të kaluarën e tij. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.
Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet konkretisht se çfarë indiciesh ka pasur organi i akuzës për të nisur verifikimin për të kaluarën e Gurrës.
Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.
Pak ditë më parë në Report Tv, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi se kanë gati dosjen për emrin e gjashtë, por nuk e tregoi.
©Copyright Gazeta SHQIP