I habiti të gjithë me fjalimin në Kuvend, Arian Çani thirrje deputetes që zëvendësoi Bashën: Majlinda hajde ta sqarojmë, mos ki frikë fare, do të trajtoj me shumë…
I habiti të gjithë me fjalimin në Kuvend, Arian Çani thirrje deputetes që zëvendësoi Bashën: Majlinda hajde ta sqarojmë, mos ki frikë fare, do të trajtoj me shumë…
19 tetor 2019
Këtë javë është përfolur shumë në rrjetet sociale një fjalim i deputetes, Majlinda Halilaj e cila zëvendësoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai vendosi të dorëzojë mandatin.
Gazetari Arian Çani dhe regjisori i tij, Ledio, vendosën që mbrëmjen e së premtes të bënin edhe një provë se kush e lexonte më mirë të njëjtin fjalim, Ardi Daullxhiu apo Deputetja e Kuvendit.
Sipas Çanit dhe Ledios, Daullxhiu lexoi shumë mirë si për herë të parë. Megjithatë, drejtuesi i “Zonë e Lirë”, e ftoi Halilajn në emision për të sqaruar të gjithë situatën.
Arian Çani: Ë Ledio, si të doli testi vëlla? Lexon më mirë Ardi apo ajo, Majlinda?
Ledio: Ardi, si me të parën, nuk ishte keq, ishte shumë mirë.
Arian Çani: Ishte mirë apo jo?
Ledio: Po shumë mirë si me të parën.
Arian Çani: Ndërsa ajo fjalimin e kishte lexuar para se të dilte atje.
Ledio: Po ajo i bie ta ketë përgatitur fjalimin.
Arian Çani: Tani Majlinda, nëse na shikon…Si e ka mbiemrin kjo? Halilaj më duket. Majlinda Halilaj nëse na shikon, mua më erdhi keq se është bërë virale kjo, dhe janë tallur shumë njerëz në internet. Je e ftuar në studion time, javës tjetër nëse ke dëshirë. Hajde ta sqarojmë këtë muhabet. Mos ki frikë fare nga niveli yt i inteligjencës, njerëzit nuk kanë lindur për të qenë të mençur në këtë jetë, kanë lindur për të jetuar. Hajde Majlinda, të jap fjalën se do të trajtoj me shumë pozitivistet dhe miqësi. Të jap fjalën./Tvklan