I Humbur Për Rreth 3 Mijë Vite. – Arkeologët Gjejnë Alfabetin E “Humbur” Të Qytetërimit Biblik
16 Korrik 2024
Arkeologët kanë zbuluar një alfabet të humbur, i cili po kërkohej për dekada të tëra dhe që sipas tyre i takon një qytetërimi 3000-vjeçar. Që nga viti 1964, arkeologët kanë gjetur 15 pllaka të ndryshme me gdhendje të çuditshme në një vendbanim të lashtë në Jordani. Falë analizave të reja, arkeologët kanë zbuluar se ka të ngjarë të jenë bërë nga Kananejtë, një grup indigjen që lulëzoi në Lindjen e Mesme deri në gjysmën e dytë të shekullit të 13-të para Krishtit.
Kananejtë banuan në “Tokën e Premtuar” nga viti 3500 para Krishtit deri në vitin 1200 para Krishtit, përpara se të pushtoheshin nga fiset izraelite pas Eksodit të tyre nga Egjipti. Kananejtë përmenden disa herë në Testamentin e Vjetër, duke përfshirë librat e Zanafillës.
Izraelitët zhvilluan një sërë luftërash kundër tyre dhe përfundimisht morën pjesën më të madhe të tokës së tyre. Por para kësaj, gjatë epokës së bronzit, kananejtë jetonin në të gjithë Izraelin e sotëm, Gazën dhe Bregun Perëndimor, Jordaninë, Libanin dhe pjesë të Sirisë. Ndaj pllakat misterioze të argjilës mendohet se datojnë pikërisht në atë kohë.
Studimi, zbuloi se alfabeti përmbante 29 simbole unike dhe dizajne të tjera abstrakte. Studiuesit sugjeruan se mbishkrimet janë fjalë të urta kulti që lidhen me tempullin fetar ku u gjetën, i cili u dogj dhe u shkatërrua mijëra vjet më parë.