I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë për ta ndaluar
21 Shtator 2024
Një rast i veçantë u regjistrua në aeroportin e Memmingenit në Gjermani. Një 36-vjeçar u ndalua nga policia për shkak se u fut në pistë për të kapur avionin e humbur.
Sipas medieve gjermane, pasagjeri kishte mbërritur vonë në aeroport.
Por kur pa se dyert ishin mbyllur, ai doli nga një derë emergjence dhe përfundoi në pistë. Autoritetet ishin në gjendje ta ndalojnë në kohë. Ndaj tij ka nisur një procedim penal.