I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë: – Surprizat e papritura që do na shoqërojnë gjatë orëve të pasdites
17 Korrik 2022
Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në të gjithë Shqipërinë në pjesën e parë të ditës, por në zonat e
thella malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.
Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat, ku në zonat Verilindore dhe
pjesërisht Lindore vranësirat do pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të sjellin shira të pakët
dhe të izoluar. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat
ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke
krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin,
ku kthjellimet do të jenë më të dukshme.
Por në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në Kosovë, duke krijuar mundësi
për shira të pakët dhe të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë
vendin. Por orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin,
ku më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore duke sjellë dhe reshje afatshkurtra në Jugperëndim
të MV.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme kanë përfshirë Europën Jugore dhe qendrore, ku kthjellimet
do të jenë dominuese në Ballkanin Perëndimore dhe Gadishullin Iberik. Po_ashtu me kthjellime dhe
kalime të lehta të vranësirave do jetë Britania e Madhe. Ndërsa vendet Nordike dhe Lindja e
kontinentit paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.
Gazeta Sot