“I rri i vogël kostumi i vendit”. Fevziu: – Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë
5 Mars 2024
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk merret me administrimin e vendit por me gjërat ndërkombëtare.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipi, Fevziu ka deklaruar se detyrën e administrimit të Shqipërisë u aka deleguar të tjerëve.
Ai thekson se shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit.
“Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.
Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme.
Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”, ka thënë Fevziu.
CNA