I vetëm në garë, kryetari i PS në Pukë nuk fitoi mandatin e ri! Alfred Peza: Pjesëmarrje shumë e lartë, por…
I vetëm në garë, kryetari i PS në Pukë nuk fitoi mandatin e ri! Alfred Peza: Pjesëmarrje shumë e lartë, por…
12 janar 2020
Megjithëse në qytetin e Pukës kishte një kandidatë në garë për kreun e Partisë Socialiste, ai nuk arriti të fitonte për shkak se 24 anëtarë të Asamblesë votuan kundër dhe 23 pro.
Marash Kolaj është drejtues aktual i Partisë Socialiste në Pukë.
“Pjesëmarrja ishte shumë e lartë. Nga 51 anëtarë të asamblesë socialiste Pukë morën pjesë 47 anëtarë por në votim 23 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin kundër dhe në këtë mënyrë për një votë kandidati i zgjedhur nga strukturat e PS në bashkinë Pukë nuk arriti për të marrë mandatin. Sipas statusit PS do të komandojë një kryetar të përkohshëm i cili do të marrë pjesë në gjithë procesin që fillon nga e para për përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS sipas gjitha procedurave që janë ndjekur edhe në bashkitë e tjera”, tha i deleguari i Partisë Socialiste, Alfred Peza.
Gazeta Panorama