I vihet flaka Flamurit Amerikan ne Greqi. Grekët shpallin “non grata” Sekretarin amerikante shtetit Mike Pompeo.
I vihet flaka Flamurit Amerikan ne Greqi. Grekët shpallin “non grata” Sekretarin amerikante shtetit Mike Pompeo.
28 Shtator 2020
Në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë shënuar incidente dhe përplasje me Policinë, gjatë kohës që në vend ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.
Mediat greke raportojnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.
Kurse në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski.
Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, hodhën parulla anti-NATO dhe anti-SH.B.A.
Gazeta Shqip