Idajet Beqiri përdor metoda matematikore: – Në protestë nuk ishin më shumë se katër mijë vetë
20 Shkurt 2024
Grupimi opozitar i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha protestoi pasditen e së martës përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
I ftuar në një emision televiziv avokati Idajet Beqiri tha se sipas tij në protestë nuk ishin më shumë se 4 mijë vetë, ndërsa e vlerësoi si pjesëmarrje të kënaqshme duke ditur se si janë katandisur ata si opozitë.
“Nga ura e deri tek universiteti sikur të mbushet e gjitha kjo hapësirë nuk merr më shumë se 8 mijë veta. Shikohej se si vende vende ishte me boshllëqe. Mendoj se deri në 5 mijë ose 4 mijë do e lija. Por, si janë katandisur ata pjesëmarrja është shumë e kënaqshme, sepse nga 150 veta që shkojnë tek shtëpia, me 4 mijë veta në protestë janë shumë mirë, pra ka një lloj fuqie”, u shpreh Beqiri.