
IDC-CDI publikon foto nga prezenca në fushatën e PD. – Mbështetje për opozitën dhe kryetarin Berisha
27 Prill 2025
Qendra Ndërkombëtare Për Demokraci, IDC- CDI kanë publikuar në faqen e tyre në facebook foto ku tregohet prezenca e delegatëvë të kësaj organizate të fuqishme në fushatën elektorale të opozitës në Shqipëri.
Mbështetje për anëtarin tonë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetarin e saj Berisha për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për një proces demokratik elektoral.
Miqtë e PD që mbajtën edhe fjalime në prezantimin e kandidatëve të opozitës në Kavajë kanë publikuar foto dhe video nga takimet e zhvilluara.
Ndërkohë këtë postim e ka publikuar në faqen e tij në facebook edhe lideri i opozitës Sali Berisha.