Idrizi: – Po shohim mundësinë e daljes me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 25 prillit
Idrizi: – Po shohim mundësinë e daljes me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 25 prillit
21 JANAR 2021
Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim po jep sinjale për shkëputje nga Partia Demokratike, duke paralajmëruar daljen e një grupimi i të ri politik.
PDIU që është ende të pritje të përgjigjes së PD-së për koalicion politik për caktimin e vendeve të kandidatëve të përbashkët për deputet duket se po i soset durimi, pasi po këërkon daljen në forma të reja, duke përjashtuar dhe bashkimin me LSI-së.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për Abc Neës nuk e ka përjashtuar mundësinë e konkurrimit në zgjedhjet e 25 prillit së bashku me Vetëvendosjen, partinë e Albin Kurtit në Kosovë, e cila ka një dege të saj në Shqipëri.
“Ne e kemi përcaktuar se jemi me PD, po një preferencë e dytë, padyshim që do të ishte me Vetëvendosjen”, tha Idrizi.
Vetëvendosja sot bëri publike dy emrat e parë e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ky ishte hapi që siç duket kondicionohet nga lëvizjet që do të bëjë PDIU-ja.
Nëse kjo ndodh atëherë mund të ketë një pol të tretë politik në zgjedhjet e 25 prillit.
Gazeta Shqip