Iftari në rrugë revolton gazetaren: Kosova së shpejti një shtet islamik. S’ka kush e ndalë. –
Iftari në rrugë revolton gazetaren: Kosova së shpejti një shtet islamik. S’ka kush e ndalë. –
Gazetarja Arbana Xharra është revoltuar për shkak të një iftari të shtruar në rrugët e Prishtinës. Sipas saj, kjo është një demonstrim pushteti dhe së shpejti Kosova mund të zëvendësojë Kushtetutën me sheriatin islamik.
21 Maj, 2019
Nga: – Gazetarja Arbana Xharra nga Kosova, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur revoltën e saj, se përse në një rrugë të Prishtinës është shtruar iftar, me rastin e muajit të Shenjtë Ramazan.
Sipas saj, shtrimi i iftareve në rrugë, nuk është gjë tjetër pos demonstrim pushteti. Ajo shprehet se nëse duan që të tregojnë se muslimanët janë shtuar, ka metoda të tjera, ndërsa shton se si duket së shpejti kushtetuta do të zëvendësoshet me sheriatin islamik.
“Sa e mbaje mend ne Kosove, familjet kane bo iftare neper shtepite e tyre, pa e ba te madhe. Kur jane ndeze dritat e xhamise, ata qe jane kane me ramazan e kane prishe me nje pike uje e nje hurme. Fene e kane mbajte per veti. Bile brenda nje familje dikush ka qene me ramazan e dikush jo, s’eshte diskutu ajo pune, as qe eshte imponu. Kjo cka po ndodh ne Kosove organizimi i iftareve ne asfalt, s’eshte tjeter pos demonstrim pushteti. S’di pse po i jepni zor kaq shume. N’dore te Allahit eshte me ju bo kabul ose jo. Nese doni me kallxu qe jeni rrite, e qe Kosova dalngadal po shnderohet ne shtet Islamik, keni metoda te tjera. Si duket shpejte ka me pas zgjedhje, futuni gares merrni vota, ndrrojeni kushtetuten prej sekulare ne shiriat. S’ka kush qe ju ndale”, shkruan Xharra në rrjetet sociale.
(B.B/ Dosja.al)