Ish-kryeministri italian komenton arrestimin e Metës: Ish-presidenti u nxor në mënyrë tirane nga makina! – Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët
23 Tetor 2024
Duke folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka përmendur dhe arrestimin e një dite më parë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ngriti pikëpyetje në lidhje sesa i sigurt mund të jetë vendi ynë për pritjen e emigrantëve nga vendet e treta, teksa e cilësoi tirane mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të republikës.
“Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tirane nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t’i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta”, tha Renzi.