“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen”/ Rama përzë qytetaren nga takimi.-
“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen”/ Rama përzë qytetaren nga takimi.-
2 dhjetor 2019
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në zonën e ish-kënetës në një takim me qytetarët që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mes të gjithë qytetarëve një banore, e cila ishte duke folur pas krahëve të kryeministrit dhe e quajtur nga ky i fundit si provokatore u përzu nga takimi.
Rama: Shyqyr zotit jeni mirë me shëndet, s’keni viktima se të tjerët i çuan me autokolona në varr.
Qytetarja: Ja pra ndërtuesit tuaj. Sa kanë dashur kanë marrë.
Rama: Çfarë the ti?
Qytetarja: A i dhatë ju firmat për ndërtimin? Ne kemi paguar sa qimet e kokës.
Rama: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që i’ua kanë mësuar nga televizori juve, prandaj shkoni dhe thuajini në televizor.