21 Nentor 2024

Qindra fëmijë, prindër e qytetarë të thjeshtë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Por një video po qarkullon në rrjet gjatë protestës, ku një grua shfaqet në ambientet e brendshme të Ministrisë së Arsimit, ku dallohet teksa u bën me shenjë protestuesve

Shenjat që gruaja bën nga dritarja, lënë të kuptohet sikur u kërkon që të mbyllin protestën. Por, në asnjë moment gruas nuk i dallohet fytyra se cila është.

Ndërkohë, në video dëgjohen edhe thirrjet e protestuesve të cilët i thonë “ik, ik, zhduku”.

Gazeta Sot