‘Ikin’ nga Shqipëria masat ajrore afrikane, ja si parashikohet moti për tre ditë

26 qershor 2021

Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qënë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen.

Temperaturat do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për 3 ditët në vijim, e shtunë, e dielë dhe e hënë, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.

Gazeta Panorama