3 Nentor 2023

Kristaq Beli (pronari) pretendon se ka vendim gjykate që e ndalon prishjen, derisa çështja të zgjidhet.

IKMT ditën e nesërme do të vijojë aksionin në Dhërmi, për të shembur hotelin e Kristaq Belit.

Kujtojmë se IKMT kërkoi të shembte këtë hotel, tre ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa pronari pretendoi se kjo ishte një hakmarrje, pasi djali i tij, Fjorentin Beli, kishte qenë një nga komisionerët në zgjedhje, të Fredi Belerit.

Beli pretendon se ka vendim gjykate që e ndalon prishjen, derisa çështja të zgjidhet.

Gazeta Sot