IKMT i prishi bazamentin, ja monumenti i Skënderbeut që do vendosej në Lezhë.
IKMT i prishi bazamentin, ja monumenti i Skënderbeut që do vendosej në Lezhë.
2 mars 2019.
Busti i Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, që shihet në foto është ai që Bashkia Lezhë kishte planifikuar për ta vendosur ditën e sotme.
Ky veprim nuk u lejua nga Ministria e Kulturës, e cila në reagimin e saj tha se Bashkia kishte dorëzuar dokumentacionin përkatës me mangësi.
Busti në foto ishte parashikuar të vendosej ditën e sotme, por pas fillimit të vendosjes së bazamentit, ka ndërhyrë IKMT duke e prishur me urdhër të Ministrisë së Kulturës.
Bashkia Lezhë reagoi menjëherë pas këtij veprimi të cilin e quajti këtë veprim të papranueshëm.
Më pas Ministria reagoi duke thënë se vendosja e shtatores të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në sheshin “Gjergj Fishta”, Lezhë, parashikohet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.