IKMT pritet te shembë hotelin në Orikum të Vlorës, familjarët – Kemi votuar Ramën, nuk e lirojmë

IKMT pritet te shembë hotelin në Orikum të Vlorës, familjarët: – Kemi votuar Ramën, nuk e lirojmë

28 Mars 2022

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nisi të hënën shembjet në disa objekte në zonë e Radhimës. Aksioni u kundërshtua nga pronarët e objekteve, të cilët thanë se nuk janë kundër ligjit, por kundër procedurave selektive që po ndjekin institucionet.

Ndërkohë për tu shembur është edhe një hotel tre katësh, në Orikum të Vlorës që po kundërshtohet nga pronari i tij.

Investitorët e “nënës e njerkës”! Italianja në Radhimë: IKMT po shkel procedurat, nuk jemi kundër ligjit

Një baba së bashku me fëmijën e tij 3-vjeçar ka hipur në çatinë hotelit dhe po kërcënon që do të hidhen nga atje.

IKMT pritet te shembë hotelin në Orikum të Vlorës, familjarët – Kemi votuar Ramën, nuk e lirojmë

Familja është shprehur se do të qëndrojnë dhe nuk do e lirojnë atë, dhe se katin e parë e kanën në pronësi bashkë me tokën.

“Katin e parë është marrë dokumenti dhe toka është në pronësi dhe ti vjen e ma prish, brenda 5 minutash për ta shembur. Ai dhëndri im ka votuar plotësisht për Edi Ramën, ku do ta gjejmë? Si të vish këtu pa më lajmëruar, nuk e kuptoj këtë. Skam as ku të ankohem.”

Ora News ka mësuar se banorët pretendojnë se nuk janë lajmëruar më herët nga IKMT dhe se hoteli ka pasur turistë edhe ditën e sotme.