Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se e ka refuzuar mandatin e deputetit të lënë bosh nga Benet Beci në Shkodër.
Ilir Beqaj e ka dorëzuar përgjigjien e tij negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjë të cilën e ka konfrimuar edhe kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi.
Mësohet se pas një vendimi të tilë qëndron fakti se Beqaj është nën hetim nga SPAK për tenderat e dhënë kur ishte ministër i Shëndetësisë.
Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.
Emri i Benet Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më 28 Shkurt të këtij viti. Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.
Nga OraNews