Ilir Beqaj si bos në gjyq, kërkon lirimin nga burgu me 50 milionë lekë! Merr zemër edhe Kurtulaj: – Sapo kam shitur “Audin Q7” dhe …
7 Korrik 2024
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) vijon seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj vijon prej më shumë se tre orësh, për caktimin e masës së sigurisë.
Mësohet se Beqaj ka kërkuar të lirohet nga qelia me garanci pasurore me 5 milionë lekë, ndërsa ka kundërshtuar akuzat e SPAK.
Ilir Beqaj: Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh.
Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë”
Ermal Kurtulaj: Sapo kam shitur “Audin Q7”, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore
Po ku i gjeti paratë Beqja, kur vetëm pak kohë më par bënte show si i varfër duke u kyçur në prokurori për të lexuar dosjen me arsyerimin se s’kishte para të printonte materialet për t’i lexuar në shtëpi.
Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë me 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim.
Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.
Nga Edison Vatnikaj