Ilir Meta i bashkohet protestës tek Bashkia e Tiranes
5 Prill 2024
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar protestës para Bashkisë së Tiranës, ku gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme komandohet nga gjykata.
Meta u shpreh se SPAK ka tmerr nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe sipas tij, qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është asgjësimi i opozitës.
“Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet”, theksoi kreu i PL-së.
Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta, duke shuar se “kur ngrihet populli bie tirania”.
Ilir Meta: Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.
I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.
Prangat që nuk ia vë SPAK që komandohet nga gjykata dhe ka qëllim asgjësimin e opozitës, që ka tmerr nga fjala e Berishës, a ka njeri në këtë tokë e qiell që nuk e di se Veliaj ka vjedhur kompetencës e kryetares së këshillit të Bashkisë për të futur në borxh Tiranën për inceneratorin që nuk ekziston. Kush gënjehet me disa drejtorë, ministra e një zv. kryeministër që i bëri thirrje SPAK ku janë 60 mln euro.
Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë.
Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet.
Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt.
Gazeta Panorama