Ilir Meta ish-sigurims? Zbardhet padia që çoi ish-presidentin në SPAK
24 Gusht 2022
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi KQZ-së për Ilir Metën kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.
Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të nisjes së hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 1.2 milionë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri.
Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë.
Hetimet vazhdojnë”-njofton SPAK.
Gazeta Sot