Ilir Meta për falimentin e Bashkive: – Alibi, kur i duhen vota shton administratën, patronazhistët. Tani shpik…
Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta e ka quajtur “bandë qeveri” që e akuzon për vjedhje dhe shkaterrimin e financave publike, lidhur me financat e Bashkive qe jane ne prag te falimentimit.
Lidhur me paralajmerimin e bere se Ministria e Financave do marre ne dore bashkite qe jane ne prag falimenti, Meta ne nje konference per mediat tha se me kete nisme qeveria “ka shkallmuar cdo parim kushtetues dhe evropian në vend”.
“Tani u kujtuan qe morën borxhe pafund, frynë administratat për të blerë vota, që kanë kryer supervjedhje pa fund se s’kanë pasur kush t’i denoncojë, përkundrazi, kanë shkatërruar financat e bashkive, tani shpikin administratotët falimentin e bashkive në kundërshtim me parimin e autonomise dhe neneve të Kushtetutës.
Kjo tregon që kur na duhen vota shtojmë administratën, patronazhistët, fryjmë preventivat, bëjmë gjithcka për të vjedhur e blerë vota e tani kur po shtrëngohet situata me borxhin e brendshëm të jashtëm shpikim administratorët, administratorë i kanë dhe ata që kanë se të emëruar të partisë janë.
Alibi për të justifikuar se fajin na e paskan këta, por jo bleni vota i tha, fusni njerëz në punë sa të doni i tha.
A e dini si është tani situata? Katastrofike, është rritur në mënyrë marramendëse numri i administratës. Katastrofë, hipokrizi më e madhe e gjendje më rëndë e administrimit të pushtetit vendor nuk ka ku të shkojë”, tha Meta.
Gazeta Panorama