Ilir Meta propozon zgjidhjen për krizën: – Në 13 tetor do kemi dy palë zgjedhje, edhe të përgjithshme edhe për…
Ilir Meta propozon zgjidhjen për krizën: – Në 13 tetor do kemi dy palë zgjedhje, edhe të përgjithshme edhe për…
2 korrik 2019
Kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se zgjidhja që propozon për të kapërcyer këtë krizë politike, është që në 13 tetor të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe për Presidenciale, duke kërkuar që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë emrin që duan për kandidat, dhe se ai do të garojë në këto kushte që ndodhemi.“Për mua demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.
Nëse jam këtu ku jam, ka 30 vjet që populli shqiptar më ka zgjedhur dhe më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, jam falë demokracisë.
Ndryshe do të isha një emigrant, ndoshta i suksesshëm, por…
Zgjedhjet janë në 13 tetor, dekretin e Presidentit vetëm gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë
Pallavrat e PS, KQZ-rat, nuk mund ta verë askush në diskutim.
Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.
Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.
Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për Presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta.
Gazeta Panorama