
Ilir Meta takohet me Sali Berishën
30 Janar 2023
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar pak minuta më parë në selinë e PD-së. Ai u takua me Sali Berishën, por nuk dihen ende detajet rreth qëllimit të vizitës.
Ky takim vjen pak ditë pasi Meta dhe grupimi i Berishës, që nuk përfaqëson Partinë Demokratike zyrtare, dorëzuan në KQZ listën me emrat e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e 14 majit.