Ilir Shaqiri dhe Naim Gjoshi në “Festa e Këngës Shqiptare”, sjellin me këngë poezinë e Lasgush Poradecit

Shkurt, 2020

Ilir Shaqiri nuk është thjesht një këngëtar por një nga kokat e artit shqiptar. Është diplomuar në letërsi në gjuhën shqipe dhe ka tituj të panumërt që duhet shumë kohë vetëm t’ia numërosh. Ai është një nga këngëtarët më të dashur shqiptar sidomos për ata të Diasporës. Dhe ai vjen në një mënyrë shumë të veçantë në “Festën e Këngës Shqiptare” sepse vjen së bashku me kompozitorin e këngës.

Edhe pse gjatë karrierës së tij ai ka shkruar shumë këngë por është autor dhe i shumë dokumentareve është një shkrimtar që i këndon pena. Ilir Shaqiri mund të quhet një nga katër këngëtarët kryesor të muzikës shqiptare sidomos të këngës për atdhedashurinë. Po ashtu dhe miku i tij kompozitori i këngëve të tij, Naim Gjoshi, një kompozitor që shumë herë e kemi lënë në hije.

Ilir Shaqiri është një nga ata njerëzit që është thelluar më shumë se kushdo tjetër në muzikën dhe fjalën shqiptare. Ai është autori i mbi 600 këngëve në gjuhën shqipe, autor i programeve televizive, sot është një drejtues muzikor artistik i radio televizionit të Kosovës. Të dy miqtë e këngës sot sjellin diçka shumë të veçantë.

“Në festën e këngës shqiptare”, aktiviteti më i ri muzikor në “News24”, nën drejtimin e artistit Gjergj Leka merr pjesë dhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri së bashku kompozitorin, Naim Gjoshi. Ata sjellin me këngë poezinë “Trashëgimi” të poetit tonë të njohur Lazgush Poradeci.

“Jam përpjekur që të shkoj tek poetika e poezisë, pa britma, pa thirrje të mëdha. Pra melodinë këngës e kam lënë ashtu siç është aq poetike dhe ndoshta kjo këngë me ndjenjë atdhetare është pak më ndryshe nga këngët e tjera të miat. Isha në Prishtinë tek ilir Shaqiri dhe më tregon se ku e kishte pianon dhe një mëngjes ngrihem herët dhe ulen atje e filloi vargjet e poetit sepse poezinë e di përmendësh. Pas nja gjysmë orë që punoja kur kthej kokën shoh që Iliri ishte pas meje tek dera, duke më dëgjuar”-ka treguar Naimi.

“Pasi mbaroi strofën e parë shkoj ta shoh dhe u ngroha edhe unë, por Naimi nuk i ndahej donte çdo gjë më finesë dhe 2-3 ditë e mbaroi”- e ndërpret Ilir Shaqiri.

(BalkanWeb)