Ilirjan Doko një nga mjeshtrat më të talentuar të punimit dhe restaurimit te drurit. –
Ilirjan Doko një nga mjeshtrat më të talentuar të punimit dhe restaurimit te drurit, ka lënë gjurmë të thella në fushën e trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit e më gjerë.
Ilirjan Doko ndahet nga jeta në moshën 62 vjeçare. Sëmundja e rëndë e mori përpara kohe por ai la pas një larmishmëri punësh që do ngelen përjetë në memorien qytetare beratase.
Ilirjan Doko
Ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për përpunimin e drurit, në Tiranë & Elbasan. Kontributi i tij i vyer spikat në restaurimin e elementeve drusor dekorativ (tavane dekorative, komplekse musëndër-mafil, dyer, dritare, etj.), jo vetëm në banesa e objekte kulti të Qendrës Historike të Beratit, apo monumente që Drejtoria e Monumenteve të Kulturës së Beratit ka në administrimin e saj, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Si p.sh., në banesën e Toptanëve në qytetin e Tiranës, kalanë e Petrelës, tek tregu në Vlorë, tek kisha Fjetja e shën Mërisë në fshatin Vrahogoranxi në Gjirokastër, në një teqe në Karbunarë të Vlorës, tek kulla e sahatit në Tiranë, në Shkodër, tek muzeu Historik në Lushnje, etj.
Ilirjan Doko ndahet nga jeta ne vitin 2017 në moshën 62 vjeçare. Sëmundja e rëndë e mori përpara kohe por ai la pas një larmishmëri punësh që do ngelen përjetë në memorien qytetare beratase dhe ne vendet te jera te shqiperise.