“Imagjinoni sa po vuajnë këta të dy”. – Analisti i njohur bën veprimin e pazakontë, ulet në mes të studios: – Të qajmë për Ramën dhe Melonin
6 Qershor 2024
… Kemi parë sot pëmbylljen e një marëveshje dhe 1 orë e gjysëm spektakël dhe kryeministrja po qanin së bashku se u është hedhur shumë baltë për shkak të vuajtjes së madhe që i ka shkaktuar opozita italiane e Melonit dhe opozita shqiptare…
Analisti Arian Galdini bëri një veprim të pazakontë në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, teksa po analizonet konferencën e sotme Rama-Meloni nga kampi i refugjatëve në Shëngjin.
Galdini u ul në mes të studios dhe në mënyrë ironike nxori një shami duke ftuar shqiptarët të vajtojnë. Kjo pasi sipas tij, Rama dhe Meloni sot vetëm u ankuan se ndaj tyre ishte hedhur baltë dhe nuk dhanë asnjë sqarim lidhur me marrëveshjen për ardhjen e refugjatëve.
‘Më duket interesante, kemi mbërritur tek ndihma që kërkon një motër esktra small nga një vëlla ekstra large. Po i qajmë hallin Italisë.
Do kisha marrë shami dhe qava rrugës kam vetëm një shami. Kam një shami dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të qajmë për këta dy njerëz shikoje pak foton sa interesante pamja e fotos. I thotë të gjitha fotoja. Kemi parë sot pëmbylljen e një marëveshje dhe 1 orë e gjysëm spektakël dhe kryeministrja po qanin së bashku se u është hedhur shumë baltë për shkak të vuajtjes së madhe që i ka shkaktuar opozita italiane e Melonit dhe opozita shqiptare. Imagjinoni sa po vuajnë këta të dy, dy kryeministra që kanë dhjetra ministra që punojnë për ta. Kanë mijëra njerëz në administratë publike, drejtorë specialistë, dy njerëz që shtetet e dy vendeve punojnë për këta,. Këta po vuajnë shumë se po u hidhet baltë dhe marrëveshja qenka për vuajtjen e atyre që do vijnë. Këtë foto do e keni bërë pasi keni lexuar shkrimin tim.
Shikoje pak motrën ekstra small dhe vëllai ekstra large. Shiko sa fashionistë është vëllai ekstra large që po u qan hallin emigrantëve. Imagjino dy njerëz që kanë bërë marrëveshje për vuajtjet e mijëra njerëzve që kanë kaluar Mesdheun dhe ne shqiptarët me të drejtë e përsëris atë që u tha këtu. Jemi një komb emigracion prodhues. Kemi vuajtur Otranton duhet të kishim empati. Nuk mund të ngremë cunamin e anti-Meloni, anti-Rama. Po ankoheshin sot, ndërkohë që janë dy shtetarë. Kanë detyrim të shpjegojnë marrëveshjen. Çarë rezultati do ketë. Cila është e mira për emigrantët. Kryeministri Rama u tregua i hapur nuk e dimë si do shkoj, a do funksionoj. Kemi një situatë ku çdo gjë është në shtrat të panjohur. Këta duhet të jenë pak më të qartë. Numri i emigrantëve në Itali është 300 mijë apo 400 mijë.
Nuk mund të pranoj që të bëhet kryeministri kryelartë dhe vendi kokëposhtë. Marrëveshja i keqtrajton, i tradhton në aspiratën e tyre fillestare. Shkel disa marrëveshje ndërkombëtare. Shqipëria ka shkelur integritetin e emigrantëve.’