Imer Neli – 60 vjet ne skene, “arkiv” i madh i muzikes.

Si e “fituat zanatin”, ishte pyetja e parë për Imer Nelin? “Tre vëllezërit e mi dhe xhaxhai jemi ndoshta e para orkestër në rrethin e Matit”, m’u përgjigj artisti. “Mbrëmjeve mblidheshim të gjithë bashkë dhe bënim  muzikë. Vinin në shtëpinë tonë shumë mysafirë. Muzika jonë mahniste këdo që e dëgjonte”, vijon Imeri.

Djali nga Valxhiu i Macukullit, së bashku me njerëz të tjerë kishin arritur ta lartësonin Shtëpinë e Kulturës së fshatit të vendlindjes. Në kushte tejet të vështira nis aktivitetin artistik midis lokaliteteve, aty nga viti 1950. Konkurimet zgjidhnin më të mirët për festivalet kombëtare. Vazhdimisht instrumentisti i paarritshëm, Imer Neli e fitonte të drejtën e përfaqësimit të Matit në këto aktivitete. “Nuk e harroj lehtë vitin 1959, kur në festivalin e dytë kombëtar, në Tiranë, juria më radhiti përkrah Hazis Ndreut, Fatime Sokolit, Ndue Shytit, Laver Bariut, Frrok Haxhisë, etj, duke më dhënë titullin “Laurant i Festivalit”, thotë i emocionuar artisti matjanë.

Imer Nelaj arkiv i Muzikes folklorike

Gëzimi ishte i ligjshëm. Djali i brishtë nga Macukulli i largët kishte bërë emër. Imer Neli tregon se në vitin 1965 u ngrit Orkesta Popullore e Matit. Sipas tij: “Mynyr Shehu nga Dibra, Hysni Hysneli, Shaqir Hazisi, inçizuan në Radio Tirana pjesët e para të këngëve, valleve e melodive matjane”.

Nga viti 1959 e deri më sot, pra për 60 vite, Imer Neli është pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare të orkestrinës popullore të Matit. Në Elbasan, në vitin 1966, Imer Neli ngre peshë spektatorët me një valle vajzash, nga Macukulli. Edhe këtu “Laurant i Festivalit”. Në këtë festival Imeri nuk harron dy kompozime fantastike të Mynyr Shehut, “Laçi-Bruçi dhe Uraka” dhe “Liqeni i Ulzës”.

Në vitin 1967, kujton përsëri Ymer Neli, në festivalin e organizuar në Lezhë, në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, kompozitori Sabri Alia u paraqit me këngët “Cuca zenishtare” dhe “Shkurte Skura”. Nuk harrohet intepretimi fantastik i të ndjerit Qamil Gjika “Skënderbeu tek Guri i Vashës”. Në vitin l968 festivalet kombëtare zbritën në Gjirokastër. Përgatitjet e Ansamblit “Mati” ishin të gjithanshme.

Imer Nelaj arkiv i Muzikes folklorike

“Unë, tha ai, u paraqita mjaft mirë me një melodi baritore të vetkompozuar. Kush e ka krijuar këtë melodi të bukur mor Imer?, më pyeti Cesk Zadeja. Si meloli e kam krijuar vetë, harmonizimin e ka bërë Mynyr Shehu”, i është përgjigjur instrumenstisti matjan. Në këtë festival ai ka zënë vendin e parë dhe është nderuar me medalje.

Në vitin 1978 Orkestra e Matit është lëkundur e kjo e ka mërzitur artistin. Ishte kohë kur mendimet e artistëve nuk merreshin parasyshë nga drejtuesit e politizuar të kulturës. Mirëpo Imer Neli ishte betuar: “Do ta mund “Artistin e Popullit”, Ndue Shyti”. Dhe këtë e bën realitet në festivalin e radhës, në vitin 1983, rapsodia matjane zë vendin e parë, duke lënë në skutat e harresës festivalin e 1978-ës.

Imer Neli vazhdimisht tregon plot dëshirë e mirësi “bashkëpunëtorët” e tij. Fillimet e këngës ai ia dedikon të famshmit Naim Gjoshi. “Rrinim gjithnjë bashkë, thotë Ymeri. Një ditë ai m’u imponua: Pse nuk bëni dhe këngë mor Imer ? Ju jeni një talent i rrallë. Kushtoju dhe kësaj gjinie, më nxiste Naimi pa pushim. Dhe vërtetë nisa të krijoj këngë, kujton Imer Neli. Fillimisht krijova një këngë për bariun”, thotë ai.

Kur e keni fituar titullin “Artist i Merituar”, e pyetëm Imer Nelin. ”Ka qenë viti 1978, kur Kuvendi Popullor i asaj kohe më dha vlerësimin si instrumentist i njohur”. Ndërkohë vitet e fundit është dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Imer Nelaj arkiv i Muzikes folklorike

Imer Neli edhe pse në moshë të thyer nuk ndalet. Ai përgatit brezat e rinj të muzikës popullore. Cdo ditë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat ai mësohen fëmijët në instrumenta popullorë. /tirananews.al/