Inati kushton 30 mln euro, Veliaj lë rrugët në baltë, kërkon Teatrin Kombëtar

Nga: Elio Laze

28/02/2020

Tirana është e braktisur dhe jeton ditë për ditë në nevoja emergjente në çdo aspekt. Madje edhe investimet e kryera së fundmi nga bashkia, ose siç njihen ndryshe “investimet e instagramit” duke qenë se janë afër qendrës janë degraduar.

Kjo situatë ka kohë që pasqyrohet në Ora News. Njerëzit janë jo vetëm të mërzitur por edhe tejet të zhgënjyer me bashkinë e Tiranës.

“Bëjnë ndonjë premtim, por rrugë nuk ka”

“Nuk e kanë rregulluar”

“Kryetari i bashkisë Tiranë nuk po bën asgjë”

“Nuk ka më keq, presim që të ketë ndërhyrje”

“Kemi bërë kërkesë në bashki, na kanë thënë që ka një plan rregullues. Le të zbatohet ai plan”

Tirana noton mes problemeve nga qendra në periferi, megjithatë bashkia e Erion Veliajt nuk ngurron të shpenzojë 1 milionë euro për një lulishte ku janë shtuar kodrina të çuditshme dheu dhe 30 milionë euro të tjera thjesht dhe vetëm për fasadë apo për inat të artistëve protestues, duke abandonuar kështu qytetarët dhe shqetësimet e përditshme të tyre.

/Ora News.tv/