Inaugurimi i Namazgjasë/ Eksperti akuza Ramës: – Po shkojmë drejt një ‘bosnjëzimi’, Shqipëria të mendojë për…
10 Tetor 2024
Presidenti turk Erdogan viziton Tiranën ku do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.
Myftinia e Tiranës thotë se imami zyrtar i Namazgjasë do jetë Gazment Teqja, kurse nga ana tjetër, Turqia pretendon se drejtimin do e marrë një imam turk.
Ende mbetet e paqartë se kush do të vendoset në krye të kësaj xhamie, puna për ndërtimin e të cilës nisi që në vitin 2015-të.
Dyshuese e sheh jo vetëm investimin, por edhe vetë mosbashkëpunimin e Turqisë me Bashkësinë Islame, analisti i çështjeve të sigurisë, thote Milazim Gashi.
Sipas tij, të njëjta investime dhe drejtime të xhamisë nga imam turq, bëhen edhe në Kosovë.
Ta përmbledh këtë, duke monitoruar këtë segment në Ballkan, kemi të bëjmë më një klan investues i cili është i njëjti siç është edhe në Kosovë, e njëjta ka ndërtuar edhe xhaminë në Tiranë.
Është një klan se në momentin kur preket pavarësia e Komunitete Musliman, të Bashkësisë Islame në Tiranë, unë e quaj këtë klan, se në vend të çfarëdo grupi që sjell investimi të caktuar, duhet të jetë në kooperim me KMSH në Shqipëri.
Nga analizat e mia, i bie që në rast të këtij elementi, udhëheqësia duhet të jetë nga komuniteti turk, sepse të njëjtin e ke edhe në Kosovë, sepse të njëjtën udhëheqin me disa xhami në Kosovë. Kjo i bie që ti vihet një thikë pas shpine tërë historisë së Skënderbeut ne Shqipëri, sepse kemi të bëjmë më një revansh publik të z.Erdogan.
Për ekspertin e sigurisë, Gashi, shteti shqiptar, duhet të ndërhyjë në një standardizim shtetërore të të gjitha feve në vend, sepse në të kundërtën po shkohet drejt një ‘bosnjëzimi’ të vendit sa i takon konceptit operativ të feve.
Kjo për mua, do të jetë vizita e fundit e Erdogan në Shqipëri, edhe zyrtarisht edhe privatisht.
Për shkak se është një lider me skadencë politikë, që nuk ka mbështetje popullore andaj në këtë fazë në të cilën gjendet Lindja e Mese, mendoj se skenaristë e këtij planifikimi, të këtij investimi dhe kësaj vizite, do të marrin goditje të caktuar për shkak se shtetit shqiptar duhet te jetë i fuqishëm me mekanizmat e tij që et mos lejojë të shkohet drejt një ‘bosnjëzimi’ sepse po shkohet drejt në ndarje të rrezikshme ne konceptin operativ të fesë, brenda territorit,.
Prandaj duhet bërë edhe ndryshimet kushtetuese që të futen të gjitha fetë brenda një standardizimi shtetëror, sepse ne momenti kur i fusin në një kornize ligjore, e kanë të pamundur grupe te caktuar radikale të ndërhyjnë, shtetit duhet të hap sytë.