5 Gusht 2022

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se hetimet për aferën e  inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.

Ai u shpreh se po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.

“Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund.

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës.

E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.

Gazeta Shqiptare