Inceneratori i Elbasanit: – Eksperti ‘ngre alarmin’: – Në zonë po akumulohet metal i rëndë, rrit rrezik për kancer te qytetarët
6 Maji 2023
Eksperti i menaxhimit të mbetjeve, Lulzim Baumann në një intervistë për Panorama TV ka folur për inceneratorin e Elbasanit dhe rreziqet që kanosen në mjedis nga djegia e mbeturinave, ku tha se para se të instalohej ky i fundit duhet që vendi ynë të ishte përgatitur për disa kushte.
Baumman tha se pasojat mund të jenë të rënda për shëndetin e qytetarëve nga djegia e mbeturinave në këtë incenerator, siç është dhe sëmundja e kancerit pasi metali i rëndë që akumulohet në ajër rrit rrezik për eskpozim.
Sakaq shtoi se jetesa në një mjedis të ndotur vazhdimisht, qytetarëve që jetojnë në afërsi të incneneratorit po u rrit rrezikun për jetën dhe duhet që qeveria të ndërmarrë masa.
Pjesë nga intervista:
Cilat janë konkluzionet që keni nxjerrë për inceneratorin e Elbasanit?
Unë nuk jam kundër inceneratorëve por duhen disa detyra të tjera që duhen plotësuar, pasi Shqipëria duhet të përgatitet. Ne nuk mundemi të ndërtojmë një incenerator kur ne nuk kemi ndarjen e mbeturinave. Në momentin kur mbeturina të rrezikshme përfundojnë në incenerator, janë problem për komunitetit pas ndarjes së metaleve të rënda në ajër.
A kanë reaguar instancat?
Prej 2016 kam reaguar dhe kam qenë përballë ish ministrit të mjedisit dhe asgjë nuk është ndërmarrë, nuk është konsultuar me ne si ekspertë të cilët bëjmë studime për të mirën e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve. Qeveria duhet të dëgjojë, për një Shqipëri të sigurtë pasi inceneratori nuk e ofron këtë. Problemi i mbeturinave bëhet akoma më i madh dhe pas incneratorëve, pasi nuk punon dhe nuk djeg mbeturinat. Inceneratorët ose nuk janë funksionale ose diçka po ndodh aty jashtë.
Rreziku që sjell inceneratori?
Djegia e mbeturinave dhe incnerneratori në Shqipëri është për ato urbane, duhet të ketë pajisje të posaccme për ndarjen e këtyre të fundit. Pasi mund të ketë mbeturina toksike dhe radioaktive, dhe shkaktohet ndotje e rëndë në mjedis. Nuk mund të presim që do djegim një ton mbeturina dhe mund të ketë pasoja, por vjen me kohë kur akomulohet metali i rëndë dhe mund të kemi rrezik për kancer te qyettarët. Pasojat janë të ngadalshme për incneneratorët, dhe vjen nga ndotja në mjedis. Është për tu frikësuar, rreth përqark incneneratorit është rrezik për të qëndruar. Problemi është nëse qëndron aty, pasi është shumë e rrezikshme. Edhe për ne shqiptarët është rrezik, pasi ne vazhdimisht jemi të ekspozuar nga ndotja, jetojmë në mjedis të ndotur.
Si ndërmerren këto nisma pa u konsultuar me ekspertë?
Qeveria e ka pasur qëllimin e mirë por dhe mund të keqpërdoret, mund të ketë pseudoekspertë që ja bëjnë shumë të thjeshtë djegien e mbeturinave. Por ia përmbledhin aq bukur sa për prodhim energjie.
Gazeta Panorama