7 Nentor 2024

Një incident i pazakontë është regjistruar mbërritjen e presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest.

Një video që u bë virale në internet tregon gjestin e presidentit rumun, i cili me të zbritur nga makina i ktheu shpinën kryeministrit hungarez Viktor Orban, mikpritës i eventit.

Ndërsa protokolli i zakonshëm ishte që çdo lider të përshëndetej personalisht nga kryeministri Orban me një shtrëngim duarsh dhe një foto zyrtare, Presidenti Iohannis mori një qasje të ndryshme.

Pasi doli nga makina, ai u kthye dhe kaloi rreth 20 sekonda duke biseduar me shefin e tij të protokollit dhe duke rregulluar veshjen e tij përpara se të përshëndeste kryeministrin hungarez.

Pavarësisht kësaj, situata përfundoi mirë, me dy liderët që shkëmbyen disa fjalë dhe bënë foton e zakonshme.

Takimi u zhvillua në kontekstin më të gjerë të samitit të KPE, ku më shumë se 50 delegatë u pritën në Puskas Arena në Budapest.