Incidenti në avion. – Kryeministri Rama në fillim të dhjetorit 2021 eshte shoqëruar në komisariat nga policia gjermane. – Reagon Endri Fuga: S’kishte lidhje me…
Incidenti në avion. – Kryeministri Rama në fillim të dhjetorit 2021 eshte shoqëruar në komisariat nga policia gjermane. – Reagon Endri Fuga: S’kishte lidhje me…
15 PRILL 2022, 15:31
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkaktuar një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës, në një udhëtim vitin e kaluar.
Spiegel raporton se sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë refuzoi ashpër të mbante maskën mjekësore mbrojtëse në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.
Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.
Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.
Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel.
Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin Ramas, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.
* * *
Incidenti i Ramës në Gjermani. – Reagon Endri Fuga: S’kishte lidhje me…
Incidenti i Ramës në Gjermani, reagon Endri Fuga: S’kishte
Endri Fuga, zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga prestigjiozja gjermane Spiegel, për incidentin në avionin Lufthansa.
Në një reagim të fundit në Twitter, Fuga shkruan se incidenti i ndodhur është një lajm i vjetër dhe se kompania ajrore ka kërkuar edhe ndjese, pasi një prej anëtarëve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme
Endri Fuga: Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë dite.
GAZETA SHQIP