Incidenti në Elbasan nuk ndal mikpritjen e banorëve për Bashën
Incidenti në Elbasan nuk ndal mikpritjen e banorëve për Bashën
– 14/03/21
Pritja e ngrohtë dhe masive e kryedemokratit Lulzim Basha në Elbasan, nuk është ndikuar aspak nga përleshja e simpatizantëve PD-PS në sheshin e qytetit.
Lideri i PD-së ka vazhduar me qetësi axhendën duke përshkuar lagje të shumta, teksa një numër i lartë qytetarësh kanë vendosur ta ndjekin nga pas.
Nuk kanë qenë të paktë edhe ata që e kanë ndalur për të bërë fotografi, për t’i dhënë dorën në formë grushti, si dhe për t’i bërë pyetje në lidhje me programin qeverisës të PD-së, “Shqipëria Fiton”.
Gazeta Mapo