Infermierja iu vidhte kartat pacientëve të shtruar në spital, merrte kredi në emër të tyre. – Dëmi rreth 400 milionë lekë.
Infermierja iu vidhte kartat pacientëve të shtruar në spital, merrte kredi në emër të tyre. – Dëmi rreth 400 milionë lekë.
28 SHTATOR 2021
Plas një tjetër SKANDAL në Tiranë/ Infermierja iu vidhte kartat pacientëve të shtruar në spital, merrte kredi në emër të tyre. Dëm rreth 400 milionë lekë. Ja kush janë dy të arrestuarat që bashkëpunonin me njëra-tjetrën
Një tjetër skandal godet sistemin shëndetësor në vendin tonë, ku Krimi Ekonomik ka zbuluar një rast të rëndë në një spital në Tiranë. Një infermiere iu vidhte kartat e identitetit pacientëve të shtruar në spitale, dhe merrte kredi në emër të tyre.
Në bashkëpunim me një shitëse në një dyqan elektroshtëpiakesh, infermierja i merrte produktet me kredi në emër të klientëve dhe më pas i rishiste ato.
Si infermierja ashtu edhe shitësja janë vënë në prangat e policisë, ndërkohë që janë sekuestruar elektroshtëpiake me vlerë rrreth 40 milionë lekë të reja.
Burime bëjnë me dije se infermierja e arrestuar është E. Bardhillari, ndërkohë që shitësja e dyqanit me të cilën bashkëpunonte është shtetasja O. Hoxha.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”.
Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja.
Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.
Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve: E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.