20 Qershor 2023

Më 8 qershor kryeministri Edi Rama thirri një konferencë urgjente dhe të rrallë shtypi me gazetarët dhe me tone dramatike mbi fatin e Kosovës, ku njoftoi se ai u kishte propozuar presidencës franceze dhe kancelarit të Gjermanisë “një draft të asociacionit” për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama duke folur gjate nje konference per shtyp ku ka njoftuar anulimin e pjesemarrjes se kabinetit te tij ne mbledhjen e perbashket te qeverise se tij dhe asaj Kosovare, qe ishte pritej te mbahej te merkuren ne Gjakove. Duke komentuar situaten ne veri, Rama deklaroi se kishte njoftuar Kryeministrin kosovar Kurti se nuk do te merrte pjese ne mbledhje sipas formatit te parashikuar dhe se nje takim me i ngushte midis atyre te dyve dhe ministrave te jashtem dhe te mbrojtjes do te ishte me i pershtatshem./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama speaking during a press conference where he announced the cancellation of his cabinet's participation in the joint meeting of his government and that of Kosovo, which was expected to be held on Wednesday in Gjakova. Commenting on the situation in the north, Rama stated that he had informed the Kosovar Prime Minister Kurti that he would not participate in the meeting according to the expected format and that a closer meeting between the two and the foreign and defense ministers would be more appropriate.

Rama tha në konferencë se drafti ishte konfidencial dhe se për të, siç edhe u konfirmua më vonë nuk ishin në dijeni as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por megjithë pretendimet e kryeministrit për sekret shtetëror, BIRN ka zbular që jo vetëm që dokumenti nuk është i klasifikuar por as i arkivuar nga Këshilli i Ministrave.

Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN i kërkoi Këshillit të Ministrave draftin në fjalë ose arsyetimin ligjor për shpalljen e tij sekret shetëror.

Në një përgjigje zyrtare nëpërmjet postës elektronike, Këshilli i Ministrave deklaroi se dokumenti nuk ekzistonte në arkivat e qeverisë shqiptare.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, dëshiroj t’ju informoj se Autoriteti Publik nuk e ka në zotërim, këtë propozim, të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjigjen e Koordinatores për të Drejtën e Informimit pranë Këshillit të Ministrave.

BIRN gjithashtu pyeti Këshillin e Ministrave nëse propozimi në fjalë ishte dërguar apo jo në emër të qeverisë shqiptare apo si propozim personal i Edi Ramës. Përmes një zëdhënësi qeveria refuzoi ta sqaronte se kujt i përkiste propozimi.

“Kryeministri Rama e ka bërë të qartë për se, si, dhe se për çfarë bëhet fjalë,” tha zëdhënsja e kryeministrit Manjola Hasa.

“Nuk kemi asnjë koment më shumë”, shtoi ajo.

Për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, propozimi i Edi Ramës për komunat serbe nuk duket se vjen nga shteti shqiptar dhe as nga Këshilli i Ministrave.

“Që të ishte propozim i Shqipërisë duhej të kalonte përmes Presidencës dhe nëse do bëhej nga qeveria duhej të votohej në Këshillin e Ministrave”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

Krasniqi tha se dukej që bëhej fjalë për “një propozim personal” të kryeministrit që faktorizon këtë të fundit.

Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic.

Megjithatë Rama e prezantoi atë si një përpjekje ekspertësh amerikanë e europianë, që do të zgjidhte “nyjën gordiane të dialogut” dhe që do i hapte rrugë njohjeve të reja të Kosovës. /Reporteri.al

Nga Gazeta Panorama