Inspektimi i ministrisë pas tërmetit/ Galeria, Opera dhe Muzeu me plasaritje, Teatri Kombëtar pa asnjë dëm
Inspektimi i ministrisë pas tërmetit/ Galeria, Opera dhe Muzeu me plasaritje, Teatri Kombëtar pa asnjë dëm
21/09/2019
Pas tërmetit të fuqishëm, Ministrja e Kultures Elva Margariti ka inspektuar disa nga institucionet kulturore, si Teatri Konbëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Sipas asaj që raporton “Gazeta Shqiptare”, ka dëme sipërfaqësore, plasaritje dhe rënie suvash.
Sipas ministrisë, muzetë u mbyllën më herët.
“Pasi të evidentohen të gjitha problematikat do vendoset se si do procedohet me hapjen e muzeve në vijim”, tha zyra e shtypit pranë MK.
Ndërkaq dy godinat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental nuk kanë pësuar asnjë dëm, çka konfirmohet nga qytetarët e artistët që i ruajnë nga vendimi i qeverisë për t’i shembur.
“Teatri është godina më e sigurtë sot në qytet! Nëse do ta gdhini ejani kaloni natën me ne, në mbrojte të teatrit, bashkë s’ka Tërmet qe na shemb”, do të shkruante më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Syri.net